www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

20% rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni?

Posted on November 1, 2023November 1, 2023 by User User1

Nëse Bullgaria nuk i liron kapacitetet për furnizim me gaz, me taksën e re të vendosur, çmimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes do të rritet për 20%, paralajmëron kryeministri Dimitar Kovaçevski duke shtuar se për këtë çështje kanë reaguar edhe në BE, ndërsa theksoi se nuk do të rreshtin së kërkuari heqjen e taksës si dhe lirimin e kapaciteteve.

Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa për lirimin e kapaciteteve të gazit si dhe të kërkojmë që taksa mos të vlejë sepse është vendosur në mënyrë të padrejtë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me parimet e tregut dhe direktivat e Bashkimit Europian dhe nëse duhet këtë do ta bëjmë edhe nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Duke folur për këtë çështje, ditë më parë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se do të kërkohet dëmshpërblim në rast se nuk lirohen kapacitetet furnizuese.

“Do të bëjnë përpjekje që të lirohen kapacitetet, ne presim vendimet e tyre, në të kundërtën, nëse nuk lirohen, do t’i shfrytëzojmë kapacitetet që i kemi tani dhe gjithsesi se do të kërkojmë dëmshpërblim shtesë se pse, sepse ne kërkojmë vetëm lirim të kapaciteteve, ne nuk përzihemi në politikën e tyre tatimore dhe vendosjen e taksave shtesë. Çdo shtet ka të drejtë për vendosjen e taksave shtesë, por të shantazhosh një shtet tjetër në këtë formë, është e papranushme dhe në kundërshtim me parimet e BE-së”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Përndryshe, sipas parashikimeve të ministrit Bekteshi, ky dimër nuk do të jetë më i vështirë se i kaluari në fushën e energjisë, pavarësisht konfliktit të ri në Lindjen e Mesme që shkaktoi rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe vendosjen e tarifës prej 10 eurosh nga ana e Bullgarisë për transportin e një kilovat orë gaz natyror rus përmes tubacionit bullgar.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara