www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

UNICEF: Gaza është shndërruar në një varrezë të fëmijëve

Posted on October 31, 2023October 31, 2023 by User User1

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) alarmoi për rritjen e numrit të fëmijëve të vdekur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kur tensionet izraelito-palestinez u përshkallëzuan në një konflikt të armatosur, raporton Anadolu.

“Gaza është shndërruar në një varrezë të fëmijëve”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Elder përsëriti thirrjen e UNICEF-it për një armëpushim të menjëhershëm dhe qasje humanitare në furnizimet për enklavën e bllokuar, duke thënë se fëmijët në Gaza po vdesin jo vetëm për shkak të sulmeve ajrore, por edhe për shkak të mungesës së kujdesit të nevojshëm mjekësor.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 9.800 njerëz janë vrarë në konfliktin e Gazës, duke përfshirë 8.306 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Si rezultat i bllokadës izraelite, Gaza është privuar nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë, ndërsa janë reduktuar edhe dërgesat e ndihmave në një sasi të vogël të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e mbi 2 milionë palestinezëve.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara