www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të enjten pritet ligji i amnistis të jetë në rend dite në Kuvend

Posted on October 31, 2023 by User User1

Ligji i propozuar për Amnisti është miratuar në Qeveri dhe është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të jetë në rend dite të seancës plenare të enjten, ka konfirmuar zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska. Sipas saj, ka edhe masa të tjera alternative dhe jo me çdo kusht duhet të lirohen me Ligjin e Amnistisë, por mund të jetë edhe lirimi me kusht.

VIKTORIJA AVRAMOVSKA, ZËVËNDËSMINISTRE E DREJTËSISË

“E kam thënë shumë herë që ka edhe masa të tjera alternative, se jodomosdoshmërisht duhet të lirohen me Ligjin e Аmnistisë, mund të jetë edhe lirimi me kusht, dhe pastaj mendoj se burgjet do të ulen shumë e shumë më tepër, pasi edhe analiza e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve kanë treguar se bëhet fjalë për një numër shumë më të vogël të të burgosurve që do të largoheshin nga burgjet me këtë propozim ligj”.

Lidhur me insistimin e kreut të Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e këtij ligji, Avramovska sqaron se Ligji është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë që të mund të zvogëlohet numri i të dënuarve në institucionet penale, që aktualisht është mjaft i madh. Duke vepruar kështu, ajo thekson se e vetmja gjë që është komentuar në opinion është se kur të miratohet ai ligj, disa raste që janë me interes publik mund të shkaktojnë pakënaqësi. Ajo tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë amendament.

Ministria e Drejtësisë propozon të lirohen nga burgu të dënuarit për krime të lehta me burg deri në 6 muaj. Për ata që janë dënuar mbi 6 muaj, propozohet ulje e dënimit me burg për 30 %.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara