www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtrenjtohet ngrohja qendrore për 4.51 për qind

Posted on October 31, 2023October 31, 2023 by User User1

Ngrohja qendrore do të shtrenjtohet për 4.51 për qind, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energji (KRRE), Marko Bislimoski.

Siç informoi Bislimoski në konferencë për shtyp, kjo në faturë prej 1.000 denarë do të thotë rritje për 45 denarë apo në faturë mesatare prej 1.800 denarë në Shkup, rritja është 80 denarë.

Sipas kryetarit të KRRE-së, korrigjim të ri pa dallim të taksës për gazin rus, deri në fund të sezonit ngrohës nuk do të ketë. 

 “KRRE mori vendime me të cilat çmimi përfundimtar për energjinë termike të dorëzuar për konsumatorët furnizuar nga EMV nga rritja e kërkuar e çmimit prej mbi 50 për qind, miratoi 4.51 për qind. Me këto vendime çmimi për qytetarët mbetet në perimetër të qëndrueshëm, ndërsa tri kompanitë EMV për furnizim, shpërndarje dhe prodhim të energjisë termike praktikisht janë të detyruara që sa më shpejt të vënë në funksion tubacionin e ngrohjes Bellasicë që sistemi të punojë funksionojë ekonomikisht. dhe në tërësi tapërdorë energjinë termike nga TETO. KRRE me vendimet e sotme, e udhëhequr nga interesi i konsumatorëve vendos kornizë financiare dhe dërgon sinjali për funksionim maksimal ekonomik të firmave simotra të EMV-së. Me punën e TETO-s dhe funksionimin e tubacionit të ngrohjes në Bellasicë, fatura mesatare për energji termike është 1.800 denarë, pa punën e TETO-s 2.800 denarë, që është dallim në çmim prej 60 për qind”, theksoi Bislimoski.

Sipas KRRE, gjithsej 64.000 amvisëri furnizohen me energji termike.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara