www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Egjipti po ndërton spital fushor afër kufirit me Gazën

Posted on October 31, 2023 by User User1

Egjipti po ndërton një spital fushor pranë kufirit të tij me Rripin e Gazës në kohën kur po vazhdojnë sulmet izraelite në territorin palestinez, transmeton Anadolu.

“Drejtoria e Shëndetësisë në Sinain e Veriut po punon me kapacitet të plotë për të krijuar një spital fushor për palestinezët e plagosur pas hyrjes së tyre në Egjipt”, tha gazeta kryesore shtetërore Al-Ahram.

“Spitali është pothuajse gati”, shtoi ajo.

Osama al-Ghandour, sekretari i përgjithshëm i provincës së Sinait të Veriut, tha se objektet shëndetësore janë gati të presin palestinezët e plagosur “pasi të lejohen” të kalojnë në Egjipt.

“Janë caktuar tri vende për të akomoduar ata që shoqërojnë të plagosurit në qytetet Sheikh Zuweid dhe Arish në Sinai”, citohet të ketë thënë ai.

Kanali shtetëror Extra News konfirmoi gjithashtu se në spitalin fushor po bëhen ndërhyrjet e fundit para se ai të jetë gati.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 9.800 njerëz janë vrarë në konfliktin e Gazës, duke përfshirë 8.306 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara