www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vuçiq: Jam djali i Angjelko Vuçiq, jo i Fahri Musliut

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu përgjigj kritikave të shumta mjekësore, por edhe akuzave të kundërshtarëve të tij të opozitës, në një intervistë disa orëshe në Televizionin Prva.

Vuçiq i është adresuar popullit, me ankesa të shumta ndaj opozitës, e cila sipas tij nuk po tregon mëshirë.Vuçiq tha se nuk është mirë që liderët e partive opozitare shahen pa shije në postera, siç është rasti me Pavlo Grbovic, kryetarin e Lëvizjes Qytetarët e Lirë.

Fotoja e Grboviq-it ku shihet me uniformë ustash u shfaq në të gjithë Beogradin dhe Serbinë, shkruan Bosna e lirë.

Vuciq gjatë kësaj interviste është ankuar për opozitën, me të cilën thotë se askush nuk po merret.

Anksesa e viktimizimi i tij, nuk përfundon këtu. Vuçiq ka përmendur edhe gazetarin nga Kosova Fahri Musliu.

“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu”. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara