www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrasja makabre në shkollën elitare në Australi shokon stafin e publikun 

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

Të enjten Australia u zgjua me lajmin tronditës se një trup ishte gjetur në tualetet e një shkolle private elitare në Sydney, çka shkaktoi një valë tmerri në vend.

Policia ishte thirrur në shkollën St Andrew’s Cathedral School rreth mesnatës, pas një telefonate drithëruese në numrin e emergjencës, shkruan rrjeti BBC.

Ndërsa në vendngjarje zyrtarët u përballën me “skenën e rëndë” ku instruktorja 21-vjeçare e sportit ‘water polo’ (hendboll në pishinë) Lilie James, u gjet e vdekur me plagë të rënda në kokë.

Detektivët besojnë se ajo është vrarë me çekiç disa orë më herët, sipas raportimeve për mediat vendase.

Në kamerat e sigurisë ishte regjistruar kolegu i saj 24-vjecar instruktor hokeji Paul Thijssen, që kishte hyrë në tualet pas saj. Thijssen, i cili kishte kryer dhe telefonatën e emergjencës për autoritetet, kishte dalë më vonë vetëm.

Policia nuk ka bërë komente për motivin e mundshëm por mediat vendase thonë se e ndjera James kohët e fundit i kishte dhënë fund një marrëdhënieje me Thijssen pasi ishin shoqëruar për disa muaj.

Thijssen ishte zhdukur tashmë pasi kishte bërë telefonatën nga Vaucluse, dhe policia nisi një operacion të gjerë kërkimi në zonat shkëmbore bregdetare.

Ata thanë se kanë gjetur objekte të lidhura me vrasjen, që besohet se është arma e krimit dhe më vonë një trup që u konfirmua se ishte ai i të dyshuarit Thijssen.

Teksa miqtë e familjarët përpiqen të përballojnë vdekjen e James, ata e kujtonin atë si një person të dashur dhe sportiste të zellshme.

Përveç ‘water polo’, adhuronte kërcimin e notin, në të cilat konkurronte profesionalisht kur ishte adoleshente.

Rasti i rëndë ka rihapur çështjen e “epidemisë” së dhunës ndaj grave dhe atë shtëpiake në  Australi teksa James bëhet gruaja e 41-të që vritet sivjet në Australi si rezultat i gjinisë së saj.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara