www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ky është i kërkuari për fajde që ra në prangat e Policisë, ndalohet për 48 orë

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

Pas një kohe në arrati, duke tentuar t’i shpëtojë drejtësisë, i kërkuar për fajde ka rënë tashmë në prangat e Policisë në Vushtrri. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa tashmë ndodhët në qendrën e mbajtjes.

Media ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Rrahman Sopjanin, 39-vjeçar – i cili është kapur të shtunën në mbrëmje, në një lokal në Vushtrri, pasi Policia arriti të lokalizojë vendndodhjen e tij.

Sopjani ishte shpallur në kërkim policor dhe ndaj tij kishte urdhëresë aktive, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Fajde”.

39-vjeçari ia doli ta shijojë lirinë nga arratia, por tashmë do të përballet me dyshimet e ngritura ndaj tij, për përfshirje në veprimtari kriminale.

Lidhur me rastin, Krimet e Rënda në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast ndaj të dyshuarit është nxjerrë aktvendim për ndalim.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të ushtrojë kërkesë në Gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sopjanit.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara