www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Faza e tretë e aksionit “Muri i Gjelbër” filloi sot me 210 fidanë të rinj me gjelbërim të përhershëm të destinuara për zonën më të gjerë të qytetit

Posted on October 30, 2023October 30, 2023 by User User1

SHA Stopanska banka dhe NP “ Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup informojnë rreth  mbjelljes së fidanëve përgjatë Bulevardit KAÇKM.

Nga SHA Stopanska banka  theksojnë se sot ka filliar faza e tretë e aksionit “Muri i Gjelbër” me 210 fidanë të rinj me gjelbërim të përhershëm të destinuara për zonën më të gjerë të qytetit me të cilin aksion vazhdojnë të krijojnë një ambient më të pastër jetësor që deri më tani ka siguruar më shumë se 700 fidanë për Qytetin e Shkupit.

Gjithashtu nga NP “ Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup informojne se:

“Sot me kënaqësi realizuam edhe një aksion së bashku me SHA Stopanska banka dhe Arbina Çerimi nga ekipi menaxherial i ndërmarrjes, duke mbjellë pemë në gjelbërimin e ri në bulevardin KAÇKM në komunën e Aerodromit.

Me 150 pemë të reja gjethembajtëse e pasuruam gjelbërimin e bulevardit, ndërkaq duke rregulluar një sipërfaqe të re të gjelbër për qytetarët.

Me aktivitetet e mbjelljes, bashkërisht e finalizuam projektin #Muri i Gjelbër, me ç’rast në periudhën e kaluar mbollëm pemë në disa lokacione nëpër Shkup.

U shprehim falënderim të madh përfaqësuesve të SHA Stopanska banka për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen e fuqishme për gjelbërimin e sipërfaqeve publike në Shkup.

Për kënaqësinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin tonë e vazhdojmë edhe në të ardhmen”

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara