www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksioni “Zinxhiri”/Janë arrestuar 20 biznesmenë nga Maqedonia, që dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin për rreth 8 milionë euro

Posted on October 30, 2023 by User User1

Nga Prokuroria njoftojnë se në aksionin e sotëm me emrin e koduar “Zinxhiri” janë arrestuar 20 pronarë dhe drejtorë të 28 kompanive, përcjell TV21. Gjashtë të tjerë janë të pakapshëm për organet e hetuesisë. Personat në fjalë dyshohen për shoqërim kriminel, evazioni fiskal dhe pastrimi të parave.

Të njëjtit dyshohet se kanë themeluar apo marrë nën kontroll kompani, përmes të cilave kanë përgatitur fatura false për të mos paguar TVSH.

Sipas Prokurorisë, në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin për më shumë se 490 milionë denarë, përkatësisht për gati tetë milionë euro.

Për 13 të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit, për njërin masa e paraburgimit shtëpiak, ndërsa për 12 të tjerët masa kujdesi, si konfiskimi i pasaportës, ndalimi i largimit nga vendbanimi dhe ndalimi i kontakteve me persona të caktuar.

Gjithashtu, nga Prokuroria thonë se është kërkua ngrirja e aseteve të pesë personave dhe shtatë kompanive.

Tre persona nga Negotina dyshohet se kanë krijuar grupin kriminal në vitin 2019, ndërsa më pas atyre u janë bashkuar të dyshuarit e tjerë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara