www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vitet kur ndaloheshin pijet alkoolike në SHBA

Posted on October 29, 2023October 29, 2023 by User User1

Më 28 tetor 1919, presidenti Woodrow Wilson, i vuri veton projektligjit Volkstead, që kërkonte ndalimin me ligj në Shtetet e Bashkuara të pijeve alkoolike.

Presidenti Wilson i vuri veton këtij projektligji, sepse mendonte që amerikanët nuk favorizonin Amendamentin e 18-të, i cili ndalonte pijet alkoolike. Por Dhoma e Përfaqësuesve e rrëzoi veton presidenciale brenda dy orësh.

Të njëjtën gjë bëri të nesërmen edhe Senati. Ligji Volkstead jepte përkufizime dhe caktonte gjoba për shkeljen e Amendamentit të 18-të të Kushtetutës, që ndalonte prodhimin, shitjen apo transportimin e pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara.

Ligji Volkstead përcaktonte si pije alkoolike ato që përmbanin më shumë se 5 për mijë alkool për njësi volumi. Ata që kundërshtonin ndalimin e pijeve alkoolike vinin në dukje efektin demoralizues të ligjit, të cilin e shkelnin rregullisht qytetarë të nderuar.

Ata thanë se tregtia shumë fitimprurëse e pijeve të paligjshme ushqente rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë. Më 5 dhjetor 1933 u ratifikua amendamenti i 21-të i kushtetutës, i cili zhvlerësonte Amendamentin e 18-të dhe i bënte përsëri të ligjshme pijet alkoolike në Shtetet e Bashkuara.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara