www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Modelja amerikane Maleesa Mooney gjendet e vrarë me trupin e lidhur në frigorifer…

Posted on October 29, 2023October 29, 2023 by User User1

Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda frigoriferi të saj, në një zbulim që ka shokuar policinë dhe komunitetin. Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e saj si një vrasje teksa detajet e vrazhda të ngjarjes së muajit të kaluar u zbuluan vetëm sot.

Në apartametin e viktimës 31-vjeçare në qendër të Los Angeles u gjetën gjurmë kokaine ndërsa mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar nga goditje me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.

“Bazuar në rrethanat e gjetjes së trupit të Mooney dhe plagëve, ne besojmë se ajo ishte përfshirë në një përleshje para vdekjes. Nuk dihet nëse drogat dhe alkooli kanë luajtur një rol në ngjarje”, thuhet në raportin e vdekjes.

Mooney u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa më 12 shtator, pasi e ëma thirri policinë për të kontrolluar pasi nuk  mund të kontaktonte me të. Oficerët që hynë në apartament, gjetën një pellg gjaku pranë frigoriferit ku ishte trupi i të ndjerës, sipas raportimeve.

Përveç shenjave të goditjes oficerët thanë se kishte dhe shenja mbytjeje në qafën e viktimës.

Motra e Mooney, modelja Jourdin Pauline, tha për rrjetin lokal KTLA se e motra ishte dy muajshe shtatzënë dhe se gjithmonë kishte dashur të bëhej nënë. Mooney ishte vendosur vetëm dy muaj më parë në kompleksin e apartamenteve luksoze.

Vdekja e modeles bukuroshe ka ngjallur frikë në rezidentët lokalë, veçanërisht pasi dhe një tjetër modele Nichole “Nikki” Coats, u gjet e vdekur dy ditë më parë, disa kilometra më larg në Los Angeles. Familjarët e Coats trembeshin se bija e tyre 32-vjeçare ishte vrarë por autopsia e publikuar dy ditë më parë zbuloi se kishte vdekur nga një mbidozë aksidentale kokaine e alkooli.

Babai i saj Guy Coats, tha për mediat se kur identifikoi Nikki ajo dukej e shpërfytyruar dhe se e identifikuan vetëm nga tatuazhet. Shkaku i vdekjes së Coats u listua si “helmim nga kokaina e etanoli”.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara