www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdogan mesazh Izraelit: “Mund të vijmë papritur një natë”

Posted on October 29, 2023October 29, 2023 by User User1

Dje Erdogan i dha fund procesit të rivendosjes së marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin, ndërkohë që hapi “llogari” të reja në një delir antiperëndimor, teksa duke folur para qindra mijëra ndjekësve të tij arriti në pikën që jo vetëm të kujtonte “ kufijtë e zemrës”, por edhe të kërcënonte Izraelin se “mund të vijë papritur një natë…”. Turma iu përgjigjur liderit turk në mënyrë ritmike “dërgo ushtrinë turke…”.

Ai madje paralajmëroi Perëndimin se nëse kërkon një konflikt të ri Kryqtar-Gjysmëhënës, Turqia do të qëndrojë e vendosur.Këto deklarata ai i bëri dje në prag të 100-vjetorit të krijimit të Shtetit modern Turk, duke dhënë shenjën e kthesës së përgjithshme që po tenton lideri turk duke braktisur përfundimisht kemalizmin laik dhe orientimin perëndimor.

Reagimi i parë i Izraelit erdhi me njoftimin e Ministrit të Jashtëm E. Cohen për një tërheqje të menjëhershme të të gjithë personelit diplomatik nga Turqia për të “rivlerësuar” marrëdhëniet Turqi-Izrael dhe është e qartë se do të kalojë një kohë shumë e gjatë para se të bëhet e mundur rivendosja, madje edhe komunikimi mes dy qeverive.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara