www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aeroplani me pasagjerë nga Izraeli u detyrua të zbarkojë diku tjetër, pasi qindra pro-palestinezë vërshuan një aeroport në Dagestan

Posted on October 29, 2023October 29, 2023 by User User1

Një fluturim nga Izraeli në Republikën Ruse të Dagestanit më herët gjatë ditës së sotme u detyrua të devijonte nga destinacioni i synuar në kryeqytetin Makhachkala pasi protestuesit pro-palestinezë sulmuan aeroportin, duke kërkuar të sulmonin pasagjerë izraelitë, sipas raportimeve të shumta.

Aeroplani u ul në një aeroport alternativ, por edhe atje u përball me trazira, sipas Channel 12. Pasagjerët u udhëzuan të qëndronin brenda aeroplanit dhe forcat e rendit u vendosën në vendngjarje për t’i mbrojtur ata, transmeton Telegrafi.

Pamjet e shumta të shpërndara në rrjetet sociale tregon se si një turmë njerëzish sulmuan aeroportin e qytetit Makhachakla në pritje të aeroplanit që po vinte nga Izraeli.

Popullsia e Dagestanit është kryesisht islame. Sipas Channel 12, turma me sa duket përbëhej kryesisht nga emigrantë palestinezë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara