www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gashi për dorëheqjet e mbrëmshme: Bëhet fjalë për anëtarë që gjatë kohë nuk janë pjesë e partisë!

Posted on October 27, 2023 by User User1

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë konferencës së sotme për media të frontit opozitar, u pyet edhe për dorëheqjet e mbrëmshme të disa anëtarëve të degës së Alternativës në Çair.

Gashi tha se bëhet fjalë për disa anëtarë që gjatë kohë nuk janë anëtarë të Alternativës.

“Unë mund të flas vetëm për anëtarë të Alternativës. Por në parim duhet të dihet një send. Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme po e shihni se bëhet fjalë për dy blloqe në kampin politik shqiptarë. Secili qytetarë secili aktivist e ka të drejtën e vet të zgjedh të jetë me kampin opozitar apo me kampin e shumicës. Prandaj nuk dua të paragjykoj askënd, gjitha lëvizjet që do bëhen prej tash e deri në zgjedhje do jenë vetëm në këtë funksion. Ai që dëshiron të jetë me opozitën dhe donë ndryshimin vjen te ne, ai që dëshiron të qëndroj dhe të vazhdoj ky pushtet i këtillë i korruptuar me gjithë këto standardet që janë vështirësu për qytetarët do të shkojnë atje. Në këtë frymë e shoh edhe lëvizjen e djeshme”, deklaroi Gashi.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara