www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çifti italian thyen rekord, dasmë dhe divorc brenda 24 orëve!

Posted on October 27, 2023October 27, 2023 by User User1

Një çift arriti t’i jepte fund martesës së tyre pa hapur dy procedura të veçanta. Martesa dhe divorci në të njëjtën ditë, një risi e mundësuar nga reforma e fundit ligjore, vlefshmëria e të cilës u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane, vetëm pak ditë më parë, është bërë e mundur në Verona. Sipas mediave italiane, një çift arriti të marrë të ashtuquajturin divorc të shkurtër pa hapur dy procedura të veçanta, brenda 24 orëve.

Vendimi i shqiptuar nga Gjykata e Veronës, ka bërë realitet një nga gurët e themelit të ligjit të ri familjar të prezantuar në Reformën e Kartabisë. Tashmë në Itali nuk do të jetë më e nevojshme të presësh të paktën gjashtë muaj për të paraqitur kërkesën për divorc. Kjo pasi, procedura “rrufe” lejon çdo gjykatë të nënshkruajë një dokument të vetëm që do të depozitohet në një vend të vetëm, duke trajtuar kërkesat e palëve individuale në një kontekst të è vetëm.

Ndarja nuk është kurrë e lehtë, pavarësisht se sa kohë keni kaluar me partnerin tuaj. Kur vjen fundi, duhet të keni respekt për personin tjetër dhe të mos mendoni vetëm për veten tuaj. Edhe pse një bisedë ballë për ballë është mënyra më e shëndetshme për t’i dhënë fund një lidhjeje, telefonata mund të jetë një alternativë, por jo një mesazh me tekst. Megjithatë, ka disa situata që mund të bëjnë përjashtim. Ka muaj të caktuar që sipas statistikave divorcet pësojnë “bum”. Sipas të dhënave të kompanisë ligjore FindLaw, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara