www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtyhet sërish seanca për Berishën, avokatit të ri i lihet afat për t’u njohur me aktet

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ditën e nesërme në orën 10:00 do të rifillojë sërish seancë për caktimin e masës ndaj kreut të Rithemelimit.

Ditën e sotme avokatët e tij kërkuan nga trupi gjykues që të përjashtohet gjyqtarja Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes. Kjo kërkesë u refuzua dhe avokatët braktisën seancën.

Në këto kushte GJKKO caktoi një avokat tjetër për Berishën, Artan Simonin.

Por gjatë ditës së sotme pas ardhjes së Artan Simonit në GJKKO, u gjet një status i tij në rrjetet sociale ku bënte ironi me Sali Berishën. Simoni reagoi në Facebook kur u caktua masa “Detyrim paraqitje për Berishën ditën e shtunë.

Ai shkruante për ish-kryeministrin se “Bisha është plakur, bisha është lodhur”. Ky status është cilësuar si i papranueshëm dhe GJKKO vendosi ndërrimin e Simonit me një avokat tjetër, që do të ketë kohë deri nesër në orën 10:00 të njihet me aktet.

Berisha vetë nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë dhe as në atë të zhvilluar ditën e djeshme.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Dyshohet se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që të kishte pjesë në këto prona si një nga trashëgimtarët e një prej familjeve pronare të truallit. Berisha e ka quajtur këtë si një proces politik të iniciuar nga kryeministri Rama që po përdor prokurorët për të goditur kundërshtarët politikë.

Ditën e shtunë me urdhër të SPAK u arrestua dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për Berishën për momentin është caktuar masa me “Detyrim paraqitje”. Gjithashtu për atë është e ndaluar dalja jashtë shtetit deri në përfundim të hetimit.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara