www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Ai është një nga liderët më të fuqishëm në planet”, Trump ngatërron Viktor Orban me Erdoganin

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

Donald Trump mund të akuzojë kundërshtarin e tij demokrat dhe presidentin amerikan, Joe Biden, se nuk është mirë mendërisht për shkak të gafave të tij, por dhe ish presidenti nuk duket se është larg tij. 77-vjeçari ngatërroi liderët e Turqisë dhe Hungarisë gjatë një fjalimi të fushatës në New Hampshire të hënën. “Ka një lider, Viktor Orban, a keni dëgjuar për të?”, pyeti Trump audiencën e tij, duke iu referuar kryeministrit hungarez.

“Ai është ndoshta një nga liderët më të fuqishëm kudo në planet. Ai është lideri i Turqisë”, tha ai, duke ngatërruar Orbanin me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Trump më pas shtoi diçka të pakuptueshme në lidhje me “frontin” e Orbanit me Rusinë. Kandidati kryesor republikan për president e ka lavdëruar më parë kryeministrin hungarez për qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigracionit dhe të drejtave LGBTI, duke e mirëpritur atë në Shtëpinë e Bardhë katër vjet më parë dhe në një klub golfi që zotëron në 2022.

Nga ana e tij, Orban ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 dhe i kërkoi atij që të “vazhdonte të luftonte” kur nisën problemet e tij ligjore.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara