Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Komiteti Organizator i Olimpiadës së Parisit 2024 kanë nisur zyrtarisht bashkëpunimin strategjik. Të hënën në Paris, drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe presidenti i Komitetit Organizator të Olimpiadës së Parisit 2024, Tony Estanguet, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, duke arritur konsensus për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në promovimin e Lojërave Olimpike të Parisit dhe prodhimin e programeve mediatike.
Po atë ditë në Luvër të Parisit, ministrja e Kulturës e Francës Rima Malak pati një takim me drejtorin e CMG-së, Shen Haixiong. Malak shprehu urime për bashkëpunimin e gjithanshëm mes CMG-së dhe Komitetit Organizator të Olimpiadës së Parisit 2024 dhe mirëpriti zgjerimin e bashkëpunimit në programet kinematografike dhe televizive, kulturën tradicionale dhe artin digjital.
Drejtori Shen tha që Parisi është një qytet i bukur dhe romantik. Pas 100 vjetësh, në këtë qytet do të zhvillohet përsëri olimpiada. “Sigurisht kjo do të sjellë botës një aktivitet me inovacion dhe mrekulli të plotë,” tha drejtori i CMG-së.




