www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska sot në takim me Këshillin e Evropës në Strasburg

Posted on October 24, 2023October 24, 2023 by User User1

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot iu drejtua Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale në rolin e kryetarit të Forumit të kryetarëve të komunave pranë Kombeve të Bashkuara, së bashku me kryetarin e sapozgjedhur të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës Mark Kulls dhe Matie Mori, sekretari i përgjithshëm i Kongresit. Njëkohësisht morën edhe një mirënjohje ndërkombëtare për përkushtimin dhe punën për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Me propozim të kryesisë së Partisë Popullore Evropiane në Kongresin EPP European People’s Party, Arsovska u zgjodh njëzëri nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane për autoritetet lokale, ndërsa kryetar i Partisë Popullore Evropiane për autoritete lokale u zgjodh Anders Knape.

“Kryetar i Forumit të kryetarëve të komunave të Kombeve të Bashkuara UN Forum of Mayors dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave, në nëntor do të kem nderin që Shkupi të jetë nikoqir i mbi 100 kryetarëve të komunave nga ShBA-ja, Evropa, Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe ku përmes një platforme nisin projekte të përbashkëta për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen vetëqeverisjet lokale, veçanërisht përmes bashkëpunimit për kujdesin ndaj të gjithë qytetarëve, inkluzivitetin, qëndrueshmërinë dhe infrastrukturën.”

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara