www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Strugë, rriten rastet e dhunës në familje

Posted on October 21, 2023 by User User1

Rastet e dhunës në familje në Strugë dhe rrethinë po rriten. Pothuajse çdo ditë paraqiten raste të tilla në raportet e policisë, ku viktima më së shpeshti është grua. Shkaktarët e dhunës emocionale dhe fizike në familje, kryesisht ndaj grave janë statusi social, alkoolizmi, bixhozi dhe droga. Nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Strugë thonë se edhe pse rastet raportohen më shumë në krahasim me vitet e kaluara, viktimat shpesh i tërheqin denoncimet dhe vazhdojnë lidhjet martesore.

“Të gjitha këto raste nuk kanë epilog gjyqësor, për arsye se viktimat nuk dëshirojnë të iniciojnë procedurë juridike nga Qendra për Çështje Sociale, Strugë në Gjykatën Themelore, me qëllim shqiptimin e masave të mbrojtjes nga dhuna në familje dhe as nuk duan që të shkëpusin lidhjen martesore. Shkak për këtë situatë është bërë gjendja e dobët materiale dhe banesore e viktimave.”, – deklaroi drejtori i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale, Mevmed Halili. 

Qendra për Çështjet Sociale në Strugë tashmë një kohë që po drejton fushata për të inkurajuar viktimat femra që të kërkojnë ndihmë.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vazhdimësi zhvillon fushata për sensibilizimin e dhunës. Në të njëjtën kohë, po forcohen kapacitetet e punonjësve në qendrat e punës sociale për të inkurajuar gratë të raportojnë dhunën.”, – theksoi drejtori i Qendrës për Punë dhe Politike Sociale, Mevmed Halil. 

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara