www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spektakël në ‘Stamford Bridge’ – Chelsea dhe Arsenali nuk gjejnë fituesin në derbin e katër golave

Posted on October 21, 2023October 21, 2023 by User User1

Chelsea dhe Arsenali kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, por që në fund u  mbyll në barazim 2-2.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të fitojë penallti në minutën e 12-të pas një prekje me dorë në zonë nga Ëilliam Saliba.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Cole Palmer që shënoi për 1-0.

I njëjti lojtar ka mundu të shënojë edhe në minutën e 31-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Chelsean, që shënoi që në minutën e 48-të, ku ukrainasi Mykhailo Mudryk shënoi nga një pozitë e vështirë dhe dukej që gjuajtja e tij ishte më shumë harkim (2-0).

Arsenali deri në minutën e 60-të nuk mundi të bëjë asgjë, ku në atë moment kërkuan penallti me Gabirel Jesus, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Topçinjtë arritën të kthehen në lojë në minutën e 77-të, kur Declan Rice shënoi për 2-1.

Ky gol iu dha zemër lojtarëve të Arsenalit, që pas shtatë minutash barazuar rezultatin, kur Bukayo Saka asistoi te Leandro Trossard që shënoi për 2-2.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe skuadrat u desh të kënaqen me barazim.

Arsenali tani është i dyti me 21 pikë, aq sa ka edhe lider Man City, ndërsa Chelsea me 12 pikë ngjitet në vendin e nëntë.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara