www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Protestuesi pro-palestinez sulmoi një gazetare të CNN derisa ajo po raportonte nga Bregu Perëndimor

Posted on October 21, 2023October 21, 2023 by User User1

Një protestues pro-palestinez sulmoi një gazetare të CNN ndërsa ajo po raportonte nga Bregu Perëndimor dje.

Gazetarja Sara Sidner ishte duke ecur në Ramallah, qyteti i konsideruar si kryeqyteti i autoritetit palestinez, kur një burrë iu afrua asaj gjatë një demonstrate, transmeton Telegrafi.

“Jeni përkrahës të gjenocidit… Ju nuk jeni të mirëpritur këtu  CNN”, tha protestuesi, teksa iu afrua në fytyrë gazetares.

Në të njëjtën kohë, një grua e panjohur iu afrua kameramanit dhe u përpoq ta pengonte të xhironte. Gazetarja u largua nga vendi i ngjarjes nga sigurimi.

“Ju shihni se njerëzit janë shumë të zemëruar, nuk u pëlqen mënyra se si CNN po raporton historinë, ju e dëgjoni atë”, tha ajo.

Ndryshe, që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, protesta janë mbajtur rregullisht në Ramallah. Ato ishin veçanërisht masive të martën mbrëma, pasi një spital në Gaza u godit.

Më pas qindra protestues dolën në rrugë dhe brohoritën “populli dëshiron që presidenti të bjerë”.

Ata shprehën pakënaqësinë me mosveprimin e perceptuar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në pikun e luftës së Izraelit në Gaza. Grupe burrash vrapuan dhe hodhën gurë, ndërsa policia u përpoq t’i ndalonte me gaz lotsjellës. 

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara