
Në kontroll në Reçicë të Vogël të Tetovës, janë gjetur armë, municione dhe drogë
Në kontroll në Reçicë të Vogël të Tetovës, janë gjetur armë, municione dhe drogë.
Pas masave dhe aktiviteteve të marra paraprakisht, me datë 20.10.2023 zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në RSV Tetovë. , është kryer kontrolli në banesë dhe në ambiente të tjera të personave A.J.(25) dhe F.J.(26), të dy nga Reçica e Vogël, gjatë të cilit është gjetur një armë “Zastava” cal. 7.62mm me një kornizë me dy fishekë, një pistoletë “Zoraki” 917-T me kornizë pa municion, 23 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 35 fishekë cal. 7.62 mm, një qese me lëndë bari, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë. Në koordinim të prokurorit publik kundër personave do të ngrihet kallëzim penal nga neni 215 dhe 396 i Kodit Penal.
