www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

WhatsApp do të ndalojë së punuari në disa modele Android

Posted on October 20, 2023 by User User1

Meta ka plane të ndalojë mbështetjen e WhatsApp për versionet e vjetra të sistemit operativ Android.

Kjo do të thotë që aplikacioni popullor i mesazheve do të ndalojë së punuari në disa modele Galaxy më vonë këtë muaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo është diçka që WhatsApp bën periodikisht ndërsa përditëson veçoritë dhe sistemin e ndërfaqes.

“Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të ekzekutuar WhatsApp”, citohet të jetë thënë në një njoftim.

Konkretisht, WhatsApp do të ndalojë mbështetjen për Android 5.0 dhe versionet më të vjetra duke filluar nga 24 tetori.

Disa modele të njohura përfshijnë Galaxy S4 dhe Galaxy Note 3.

Ndërkohë, modele si Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 janë të sigurta, tani për tani.

WhatsApp tha se përpara se të ndalojnë mbështetjen e një sistemi operativ, ata i njoftojnë përdoruesit drejtpërdrejt në WhatsApp.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara