www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Totti: Në moshën 38-vjeçare, Modric është në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë

Posted on October 20, 2023October 20, 2023 by User User1

Kapiteni legjendar i Romës dhe ish-lojtari i kombëtares italiane, Francesco Totti e ka cilësuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, si njërin nga lojtarët më të mirë në botë.

Totti ka folur për mesfushorin kroat në një intervistë për Marca dhe nuk ka hezituar ta lavdëroj jashtë mase edhe përkundër moshës.


“Për mendimin tim, edhe në moshën 38-vjeçare, Modriç është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë. Nëse asgjë, atëherë të paktën në mesfushë”, ka thënë fillimisht Totti.

“Ai ka një pasqyrë të lojës që pak njerëz e kanë dhe gjithmonë merr vendime në një sekondë. ose dy më shpejt se të tjerët”, përfundoi legjenda italiane.

Dyshja Totti dhe Modric kanë një marrëdhënie fantastike mes vete.

Në prill, italiani foli për kroatin duke e cilësuar si një “person të ndershëm” dhe tha se ata e admirojnë njëri-tjetrin. Modric iu përgjigj të nesërmen, duke theksuar se e konsideron Tottin “një nga idhujt e tij të fëmijërisë”.

Kujtojmë që Totti dhe Reali kanë një marrëdhënie të veçantë. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, ka thënë disa herë se Totti është i vetmi lojtar që dëshironte shumë ta sillte te Reali por nuk ia doli.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara