www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kërkesat e policisë, Kurti: Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi, na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime

Posted on October 20, 2023 by User User1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se janë duke shqyrtuar kërkesat e Policisë së Kosovës, lidhur me Ligjin e pagave, rrezikshmërinë në punë, e kërkesa tjera që kanë parashtruar para pak ditësh.

Kurti tha se policia ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me intensitet të lartë dhe po punojmë intensivisht. Duhet t’i ndajmë nevojat, meritat dhe dëshirat dhe gjithashtu duhet të kemi kategorizim, klasifikim e sistematizim të kujdesshëm që të mos krijojmë pabarazi shtesë. Unë personalisht jam duke u marrë me këtë temë veç na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që do të shkaktojmë zhgënjime e pendesa.

Edhe kur e patëm bërë ligjin për paga, ka marrë më shumë kohë se sa patëm menduar fillimisht, mirëpo koha shtesë që e morëm ia ka vlejtur për shkak se i kemi minimizuar maksimalisht defektet në vijim, andaj unë këtë e kam prioritet të lart dhe iu siguroj që po bëj krejt çka mundem dhe dijë. Policia e Kosovës, organet tona në përgjithësi të sigurisë janë në nivel të detyrës dhe e kanë mbështetjen e Republikës së Kosovës. Nevojat, meritat janë më të thjeshta. Zgjidhja është më komplekse dhe na jepni edhe ca më shumë kohë që mos të bëjmë asnjë gabim ose defekt”, tha ai.

Ndryshe, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka pranuar një peticion me dhjetë kërkesa nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Kërkesat e sindikatës janë Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund-vit për performancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësorë dhe jetësor si dhe Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara