www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ligji për korrigjimin e pagave do të rrit edhe më shumë apo do të ulë pagat e politikanëve?

Posted on October 19, 2023October 19, 2023 by User User1

Deri javën e ardhshme duhet të ketë material punues për zgjidhjen ligjore për korrigjimin e pagave të funksionarëve. Pasi që dje është hapur diskutimi në Qeveri, grupi punues nga resorët ekonomike duhet të përgatisë një zgjidhje të qëndrueshme që nuk do të anulohet nga Gjykata Kushtetuese,  paralajmëroi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Muaji mars i këtij viti ishte muaji i rritjes së pagave, me çka paga minimale u rrit për 2.175 denarë, që nuk ndihmoi aspak qytetarët sepse vetëm brenda një viti çmimet janë rritur për 25%. Rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë nga 5-12%, si dhe rritje të pensioneve nga 8.4%. Por, tani kur shohim rritjen e pagave për zyrtarë kemi shifra krejtësisht tjera dhe të pakrahasueshme me këto më lartë, bëhet fjalë për rritje prej 78%. E këtë gjë e kanë mirëpritur shumë politikanë, duke thënë që paga duhet të jetë burimi i vetëm i pasurisë për politikanët, deklaratë sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk shohin se si pasurohen këta politikanë. Deri javën e ardhshme material punues për ligjin për korrigjimin e pagave të funksionarëve, por që nuk dihet nëse ky korrigjim do të rrisë edhe më shumë pagat e funksionarëve apo të paktën do t’i kthej në gjendjen e mëparshme, shkruan Zhurnal.

Deri javën e ardhshme material punues për ligjin për korrigjimin e pagave të funksionarëve, paralajmëroi Kovaçevski –

Deri javën e ardhshme duhet të ketë material punues për zgjidhjen ligjore për korrigjimin e pagave të funksionarëve. Pasi është hapur diskutimi në Qeveri, grupi punues nga resorët ekonomike duhet të përgatisë një zgjidhje të qëndrueshme që nuk do të anulohet nga Gjykata Kushtetuese,  paralajmëroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së  gazetarëve, Kovaçevski tha se nuk mund të ketë një koeficient për llogaritjen e pagave sepse bartës të funksioneve të ndryshme nga fusha të ndryshme, kanë koeficiente të ndryshëm.

“Nuk mund të thuhet se cili do të jetë koeficienti për llogaritje dhe nëse zgjidhja është në koeficientin apo në bazë. U tregua se baza dy herë është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese dhe dy herë ishte anuluar një vendim i tillë si antikushtetues dhe mospërputhje me Kushtetutën në drejtim të dërgimit të sistemit të pagave. Prandaj  duhet të punohet për një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme. Kur flasim për koeficientet, atëherë kemi të bëjmë me një numër më të madh të koeficienteve për bartës të ndryshëm të funksioneve nga fusha të ndryshme të menaxhimit me shtetin sepse kanë kompetenca të ndara – Kuvendi, Qeveria, prokuroria, gjyqësori dhe normalisht vetëqeverisja lokale. Deri javën e ardhshme presim të kemi material pune”, tha Kovaçevski.

Ai gjithashtu përkujtoi se para vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte paralajmëruar një ligj për pagat, i cili duhet të vendosë rregull në pagat në sektorin publik, që të dihet se cila është paga më e lartë, si dhe nivelet e tjera sipas kritereve të caktuara.

Rritja e pagave për zyrtarët 78% ishte absurde përderisa rritja e pagave në sektorët tjerë nuk e ka kaluar 15 përqindëshin asnjëherë –

Rritja e pagave me një sasi enorme vjen pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nene për pagesën e pagave, dhe kjo gjë sigurisht që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ftoi qeverinë që të gjendet zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet çështja duke ulur pikët e pagave. “Konsideroj se është nuk është mirë që në një periudhë krize ekonomike të rriten pagat të cilat paguhen nga buxheti shtetëror.”, pati deklaruar Pendarovski. 

Rritja e pagave prej 78% është veprim skandaloz dhe i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, dhe ky veprim tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve por vazhdon të ngelet brengë e tyre se si të pasurohen më shpejt e më shumë, mbase në këtë mënyrë edhe legalisht.  

Me vendimin e lartpërmendur, presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski kanë fituar rritje të pagave prej rreth 70 mijë denarë më shumë se sa paga paraprake që kanë marrë. ME fjalë të tjera para këtij vendimi kanë marrë rreth 90 mijë, e tash e tutje rreth 160 mijë denarë, apo rreth 2.610 euro në muaj. Gjithashtu edhe, Artan Grubi, Oliver Spasovski, Sllavica Gerkovska, Fatmir Bytyqi, Sllavjanka Petrovska, dhe Bojan Mariçiq, marrin paga me vlerë mbi 2.000 euro.

Nga ana tjetër kur punëtorët shëndetësorë, arsimor, e të tjerë kanë nevojë të patjetërsueshme për rritje të pagave për të mbijetuar këtë duhet ta bëjnë përmes formave të ndryshme, bojkot, grevë, e duke dalë në rrugë. Por, tani zyrtarëve u rritet paga vetëm me anë të ndryshimit të një ligji, madje as pa kërkuar. Këtu shihet qartë diferencimi nga të qënurit qytetarë dhe punëtorë në RMV dhe të qenurit zyrtar, kjo është fyerje dhe ofendim për klasën punëtore. Nuk duheshte të rriten pagat e zyrtarëve duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në vend, është gabim skandaloz dhe pasqyrim real se sa zyrtarët brengosen për qytetarët. /Zhurnal.mk

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara