Kanë ngrënë byrek shtëpie me presh, e gjithë familja u helmua. Ka ndërruar jetë një 47-vjeçare e cila po hante byrek me bashkëshortin dhe gjyshen.
Gruaja ka ndërruar jetë sot, ndërsa bashkëshorti dhe gjyshja e KARIL janë ende në koma.
Të afërm të familjes informuan se byrekun e ka bërë gjyshja me dy lloje miell dhe me presh.
Toksikologjia thotë se është helmim me “pesticid metomil”.
Dilema më e madhe është se si helmi përfundoi në ushqim.
Rasti është raportuar në polici pak ditë më parë. Informatat kanë dalë në biltenin e djeshëm të MPB-së:
“Me datë 17.10.2023 në ora 12.00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë është raportuar se me datë 15.10.2023 për ndihmë mjekësore janë sjellë tre persona nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i bërë në shtëpi, i cili është bërë në shtëpinë e tyre në Shkup”.
Metomyli është një insekticid – i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, i ndaluar për shitje në vend.
