www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U anulua takimi i Biden me liderët arabë pas shpërthimit në spital

Posted on October 18, 2023October 18, 2023 by User User1

Pas shpërthimit në spitalin Al Ahli të Gazës, një takim midis Joe Biden dhe liderëve arabë, përfshirë Mahmud Abbas të Palestinës, u anulua.

Biden ishte paraparë të shkonte në Jordani pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu; atje ai pritej të takohej me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Presidentin Abdul Fattah al-Sisi të Egjiptit dhe Abbas.

Megjithatë, mbrëmë vonë, ministri i jashtëm i Jordanisë tha se takimi mund të mbahet vetëm kur palët të bien dakord për t’i dhënë fund “luftës dhe masakrave kundër palestinezëve”, duke fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital.

Ushtria izraelite thotë se shpërthimi u shkaktua nga një raketë që i përkiste një grupi tjetër, Xhihadi Islamik Palestinez, grupi i dytë më i madh militant në Rripin e Gazës.

Në një postim në Twitter, Biden tha se ishte “i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar” nga shpërthimi – dhe udhëzoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare që “të vazhdojë të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur saktësisht”./21Media

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara