www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Messi: Barcelona e Guardiolës është skuadra më e mirë në histori, kjo Argjentinë është afër

Posted on October 18, 2023October 18, 2023 by User User1

Lionel Messi e ka lartësuar ekipin e Përfaqësueses së Argjentinës, duke e krahasuar me Barcelonën legjendare të Pep Guardiolës.

Kampionët aktualë të botës morën fitoren e katërt në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Pasi festoi ndaj Ekuadorit (1-0), Bolivisë (3-0) dhe Paraguait (1-0), ekipi i drejtuar nga Lionel Scaloni mposhti 2-0 Perunë në Lima, kështu që pas katër xhirove kanë maksimum 12 pikë dhe një goladiferencë 7:0.

Argjentina u udhëhoq drejt fitores nga Messi, i cili shënoi në minutat 32′, 42′ dhe një gol iu anuluan në minutën e 58-të nga VAR-i.

Pas ndeshjes, ylli i skuadrës lavdëroi ekipin e tij kombëtar duke krahasuar me Barcelonën legjendare të Guardiolës.

“Mendoj se kjo skuadër është mbresëlënëse, vazhdon të rritet. Kemi lojtarë të mëdhenj, kemi një stil shumë të veçantë loje që na identifikon. Le të shpresojmë që të vazhdojmë në atë rrugë”, ka thënë fillimisht Messi.

“Ekipi është mbresëlënës dhe vazhdon të rritet, ata luajnë çdo herë më mirë. Krahasimi me Barcelonën e Pep? Kjo Barcelonë është skuadra më e mirë në histori. Mendoj se kjo Argjentinë është atje lart me gjithçka që ka treguar”.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara