www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Infektologu i njohur shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Posted on October 17, 2023 by User User1

Pikërisht dy javë më parë, profesori Velo Markovski, një nga infektologët më të njohur maqedonas, ishte aktiv në faqen e tij në facebook me qëndrimet e tij për ligjin për amnistinë.

Por, sot mediat kanë marrë një ftesë nga ai për një konferencë për media që do të mbahet të enjten më 19 tetor në Shkup, ku do ta shpall kandidaturën për garën presidenciale që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Markovski do të promovojë edhe faqen e tij velomarkovski.mk, e cila përmban aktivitetet e tij të mëparshme dhe programin e tij si kandidat për president.

“Presidenti i shtetit është i margjinalizuar. Prandaj na duhet që populli të zgjedhë një president të përgjegjshëm dhe të aftë, i cili do të jetë i pavarur nga partitë politike dhe kryetarët e tyre”, thekson profesori në “Vizionin për Presidentin”.

Edhe pse tash e tre vjet është pjesë e organeve më të larta të partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE-së, për momentin nuk ka informacione nëse profesor Markovski do të përkrahet nga partia mëmë dhe nëse do të hyjë në gara për kreun e shtetit me propozim të VMRO-DPMNE-së.

Prof. Dr Velo Markovski ka lindur në maj të vitit 1960. Në biografinë e tij profesionale thuhet se është profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë “Goce Dellçev” – Shtip ku ligjëron sëmundjen infektive.

Por, ai është një nga tetë të akuzuarit në fund të dhjetorit 2020 për kërkime të paligjshme arkeologjike dhe kontrabandë me objekte.(INA)

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara