www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Brukselit, dy të vdekur/ Një burrë qëlloi duke bërtitur “Allahu Ekber”

Posted on October 16, 2023October 16, 2023 by User User1

Një burrë hapi zjarr në qendër të Brukselit, duke vrarë dy persona dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia po ndjek gjurmët burrit që dyshohet se është një terrorist islamik pasi dëshmitarët kanë treguar se ai ka thirrur “Allah Ekber” para se të hapte zjarr.

Dëshmitarët e cituar nga “Le Soir” raportojnë se kanë parë një individ të armatosur të veshur me një xhaketë portokalli duke ikur me një skuter.

Ai dyshohet se ka qëlluar fillimisht në hollin e një pallati dhe më pas drejt dy personave që ndodheshin në një taksi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në afërsi të Place Sainctelette. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe shërbimet e emergjencës. masë të madhe shërbimet e emergjencës. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale, i dyshuari pretendon se i përket Shtetit Islamik. “Ne jetojmë për fenë tonë, ne vdesim për fenë tonë, faleminderit Zotit”, thotë ai në njërën prej tyre.

Antoine Iseux, zëdhënës i qendrës kombëtare të krizave, i kontaktuar nga “Le Soir” tha se, po monitorohet situata.

“Për momentin, dosja është ende duke u ndjekur nga prokuroria publike e Brukselit”, shpjegon ai.

Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë janë aktualisht në qendrën e krizës për të monitoruar situatën.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara