www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia shënon ditën e 600-të të luftës me sulme ndaj Ukrainën

Posted on October 16, 2023 by User User1

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa, dronë, sulme ajrore dhe artileri mëngjesin e 16 tetorit, në ditën e 600-të që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës raportoi se Rusia ka lëshuar dhjetë raketa dhe 12 dronë kamikazë, me forcat ajrore që raportuan se kanë rrëzuar dy raketa që shënjestronin në veri dhe lindje të Ukrainës.

Njëmbëdhjetë nga dronët, shumica që shënjestronin perëndimin e Ukrainës, janë rrëzuar, thanë forcat ajrore ukrainase.

“Fatkeqësisht ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha ushtria ukrainase pa ofruar shifra për të vrarët.

Filip Pronin, guvernator në rajonin lindor të Polltavës, tha se tre civilë janë hospitalizuar pasi ky rajon u godit me dronë dhe raketa.

Ai shtoi se ka dëme edhe në disa shtëpi private.

Rusia po ashtu ka kryer sulme me artileri në rajonin jugor të Zaporizhjës, raportuan autoritetet rajonale. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe një grua e moshuar raportohet se është plagosur.

Në zonën e Avdijivkës në rajonin lindor të Donjeckut, forcat ukrainase kanë “zmbrapsur mbi 15 sulme të armikut”, tha ushtria ukrainase.

Ukraina raportoi se po vazhdon të mbrojë lindjen dhe jugun e vendit kundër sulmeve ruse, përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon në juglindje në drejtim të Melitopolit dhe Zaporizhjës.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara