www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas shijes së hidhur, Elvana i rikthehet Festivalit të Këngës?

Posted on October 16, 2023October 16, 2023 by User User1

Festivali i Këngës në RTSH, i vetmi i mbetur këtë fundvit, duket se do të ketë një garë goxha të fortë, gjithmonë nëse thashethemet që po qarkullojnë lart e poshtë rezultojnë të vërteta. 

Prive e ka të konfirmuar se në festival do të marrin pjesë Vesa Luma me Big Bastën, Ardit Çuni dhe Samanta Karavella. Thuajse e konfirmuar është edhe ripjesëmarrja e Elsa Lilës.

E një listë më të gjerë e ka nxjerrë sot në Instagram gazetari Andi Vrapi i cili ka ironizuar duke u shprehur se këtë vit vetëm ai ‘nuk merrka pjesë në Festivalin e Këngës’. 

Lart e poshtë, sipas Andit, përflitet se në garë do jenë Besa Kokëdhima, Elsa Lila, Lorenc Hasrama, Eneda Tarifa, Kamela Islamaj e Dren Abazi. 

Emri më befasues është ai i Elvana Gjatës që nëse ndërmerr këtë hap, shënon rikthimin nga një eksperiencë e hidhur në edicionin e 58-të ku u mposht nga Arilena Ara duke dalë e dyta në një garë me shumë hije dyshimi. 

A do i futet sërish garës Elvana? Presim e shohim. /Prive.al 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara