www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ku ndodhet Radojçiç? Eksperti tregon lëvizjet e ish-nënkryetarit të Listës Srpska

Posted on October 16, 2023October 16, 2023 by User User1

Eksperti Bedri Elezi ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës dhe për Milan Radioçiç i cili tashmë është i lirë pasi njëherë u arrestuar pasi u akuzua si organizator i sulmit gjë të cilën e pranoi dhe vetë.

Ai tha se dyshohet se Radioçiç së bashku me grupin e tij ndodhet në vendin ku organizuan sulmin në Veri, por që telefonët i kanë lënë në Beograd në mënyrë që sinjali për vendodhjen e tyre të mos dalë i saktë.

“Fakti që tani edhe Radioçiç dhe bashkëpunëtorët e ngushtë dyshohet se mund të jenë në bazat ku bën organizimet . ne kemi tentuar që përmes një kanali serioz të miqve ndërkombëtarë të sigurojmë informacione nëse sinjali i telefonave të tyre, është në funksion. Por sipas informacioneve ato nuk kanë më numra telefoni. Të njëjtat numra janë vendosur në një vend të caktuar në Beograd dhe kjo bëhet me qëllim për të çakorduar hulumtimet.

Radioçiç ishte bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret dhe krejt kjo ishte një lidhje serioze e tij me ish-drejtorin e shërbimit sekret që kishte një marrëdhënie të jashtzakonshme dhe kishte arritur të vendoste një marrëdhënie të plotë fuqishme të Radioçiç edhe me strukturat e sigurisë së Inteligjencës Ruse ku dhe Vuçiç tanimë ishte bërë person tepër i rëndësishëm”-tha ai.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara