www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Numri i madh futbollistëve të lënduar, “Djajtë e Kuq” i nisin hetimet

Posted on October 15, 2023October 15, 2023 by User User1

Mançester Junajtid ka nisur një hetim se pse skuadra e tyre e parë ka pësuar kaq shumë lëndime këtë sezon. Me vetëm tetë ndeshje të luajtura në Premier Ligë këtë sezon, jo më pak se 16 lojtarë janë lënduar ose kanë qenë të padisponueshëm për menaxherin Erik ten Hag deri më tani.

Kjo situatë e ka privuar holandezin nga mundësia për të zgjedhur skuadrën më të mirë të mundshme që ka në dispozicion. Transferimet e kësaj vere, Rasmus Hojlund dhe Mejson Maunt, janë mes emrave që i kanë munguar skuadrës. Numri i lartë i dëmtimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm në ecurinë e dobët të skuadrës, ndërsa “Djajtë e Kuq” renditen aktualisht në vendin e 10-të.

“Mail Sport” kupton se zyrtarët nga departamenti mjekësor i ekipit në “Old Trafford” po kërkojnë në mënyrë aktive të identifikojnë nëse ekziston ndonjë faktor dhe nëse është kështu, ata më pas do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të parandaluar numrin e lëndimeve në të ardhmen.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara