www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në pikëpagesat rrugore, mbi 14,500 euro të falsifikuara

Posted on October 15, 2023October 15, 2023 by User User1

Në pikëpagesat rrugore, mbi 14,500 euro të falsifikuara.

Për 30€ ofrohen 400€ me nga 2€ të falsifikuara, Për 40€ ofrohen 800€, dhe për 50€ deri në 1500€ të cilat të arrijnë edhe në adresë. Dhe kjo është njëra nga ofertat e shumta online në rrjetet sociale.

Një qytetar denoncoi në Alsat se ka rënë pre e këtij lloj mashtrimi. Pasi ka pranuar 2 euro të tilla e ka kuptuar se janë të falsifikuara pasi në këmbimore e kanë informuar se nuk janë origjinale. Tentuam të marrim informata shtesë nga pronaret e këmbimoreve se si mund t’i dallojmë këto dy euro të falsifikuara. Ata nuk deshën të flasin para kamerave, por sqaruan disa nga metodat se si dallohen monedhat e flasifikuara.

“Në duar mbaj dy nga dy euro prej të cilave njëra është e falsifikuar ndërsa tjetra është origjinale dhe sipas pronarëve të këmbimoreve mënyra e vetme për tu dalluar është me magnet dhe siç mund të shihni origjinali rrotullohet dhe nuk mbetet e ngjitur në magnet ndërsa e falsifikuara është e ngjitur dhe nuk lëvizë. Kjo është njëra ndër mënyrat se si dallohen dy eurot por se sa është e lehtë për tu blerë këto euro, nëse vetëm shkruani para të falsifikuara në rrjetet sociale do të gjeni qindra të tilla”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se kanë pranuar denoncime për dy euro të falsifikuara dhe më së shumti nga pikëpagesat e rrugëve shtetërorë dhe atë gjatë sezonit të verës. Nga ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore konfirmuan se janë evidentuar monedha të falsifikuara jo vetëm nga 2 por edhe nga 1 euro me vlerë totale prej 14,533 eurosh.

“Sipas të dhënave tona për periudhën nga 22.11.2022 deri më 31.07.2023, janë detektuar gjithsej 7141 copë monedha nga 2 euro të falsifikuara me vlerë totale prej 14,282 mijë euro dhe 251 copë monedha nga 1 euro të falsifikuara me vlerë 251 euro. Në total, të falsifikuara janë detektuar 14 533 euro”, njoftojnë nga N.P. Rrugët Shtetërore të RMV-së.

Nga rrugët shtetërorë shtojnë se për të mbrojtur punonjësit e pikave të pagesave nga dukuri të tilla, i sigurojnë të gjitha të ardhurat nga pikat e pagesave në kompani sigurimi, nëpërmjet të cilave më pas bëjnë rikthimin, me të cilat kompensohet çdo punonjës i pikave të pagesës.

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara