www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Modelja e OnlyFans u bashkohet forcave izraelite në luftën kundër Hamasit

Posted on October 15, 2023 by User User1

Natalia Fadeev është një modele e njohur OnlyFans e cila shpesh poston imazhe si ushtare lufte në Instagramin e saj.

Siç raportohet në media të ndryshme ndërkombëtare, Natalia thuhet se është regjistruar në forcat izraelite për të luftuar kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

E reja iu përgjigj thirrjes së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe iu bashkua ushtrisë në mes të konfliktit.

Vajza, e cila deri vetëm një javë më parë ndante imazhe të vetes me veshje shumë ekspozuese, tanimë është një ushtare që lufton për vendin e saj.

Sipas Natalias ajo ka parë gjëra që e mbajnë zgjuar natën.

“Gjëra të tmerrshme po ndodhin, ne dëgjojmë histori të ngjashme me ato të të mbijetuarve të Holokaustit”, thotë ajo në postimet e saj të fundit.

Teksa i afrohet vijës së parë të frontit, ajo ka postuar një selfie në Instagram me ekipin e plotë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, me një mesazh në të cilin shkruante:

Kjo nuk është një luftë, ky është një krim kundër njerëzimit!”

Gjithashtu modelja e OnlyFans, ka pozuar me uniformën e saj ushtarake duke informuar ndjekësit:

“Nuk do të jem shumë aktive në rrjetet sociale. Jam bashkuar në njësinë time për detyrë rezervë, nuk e di për sa kohë. Lutuni për ne.”

Më 7 tetor, lëvizja islamike palestineze Hamas filloi një sulm tokësor, detar dhe ajror nga Gaza kundër Izraelit.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara