www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim politik konkret

Posted on October 14, 2023October 14, 2023 by User User1

Bashkimi Evropian duhet të tregojë kujdes më të madh për rajonin. Në samitin e ardhshëm të dhjetorit, Këshilli Evropian ka mundësi të marrë vendime për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, në vend që ta shtyjë këtë çështje për pas zgjedhjeve evropiane, tha presidenti Stevo Pendarovski, në Konferencën Rajonale “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE-sfida dhe perspektiva”, që mbahet sot në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Universale të Paqes.

Sipas Pendarovskit, është e pamohueshme që me statusin e kandidatit u jepet mbështetje simbolike Ukrainës dhe Moldavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, dhe kjo është mirë, por, siç theksoi, Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por një vendim politik konkret. 

Duke i bazuar vendimet e tij për Ukrainën dhe Moldavinë në arsyetimin gjeopolitik dhe jo në agjendën tradicionale të reformave dhe performancës, sipas Pendarovskit, Unioni ka filluar t’i ngjajë NATO-s.

“Nëse BE-ja në të vërtetë ka ambicie të jetë lojtar gjeopolitik, së pari duhet të përmbyllet dhe të sigurojë hapësirë të saj gjeopolitike evropiane përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor”, tha Pendarovski. 

Ai potencoi se dinamika e zgjerimit dhe zgjerimit të BE-së nuk duhet të varet nga krizat, dhe se ngjarjet aktuale në Kosovë dhe proceset në Bosnjë e Hercegovinë janë një kujtesë se  nuk duhet të neglizhohen çështjet e hapura dhe pikat nevralgjike  që kanë potencial për të destabilizuar rajonin tonë, ndërsa përmes tij edhe vetë Unioni. 

 Në konferencë fjalime edhe të  ish-presidentit Branko Cërvenkovski, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara