www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MSH: Mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë më shumë/ Pagat e punonjësve shëndetësorë janë rritur dy herë këtë vit

Posted on October 14, 2023October 14, 2023 by User User1

Ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Thonë se pagat e punëtorëve shëndetësorë janë rritur dy herë këtë vit. Në gjysmën e parë të vitit, një herë ato u rritën me 2000, 2500 dhe 3000 për tre grupe të ndryshme punonjësish shëndetësorë. Tani më 9 tetor ka pasur një rritje të re prej 10%, plus është rënë dakord për pagesën e rekursit në fund të vitit, thuhet në reagim, duke shtuar më tej se besojnë se rritja është e konsiderueshme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Ministri Mexhiti që nga marrja e detyrës, qëndron fuqishëm  për të pasur të ardhura më dinjitoze dhe dy rritjet e bëra më herët janë si rezultat i këtij angazhimi. Megjithatë, shtojnë se mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë më shumë. Ministria tashmë ka mbajtur disa takime me sindikatat, ku është diskutuar për këtë temë dhe është shpjeguar në detaje qasja e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rritjet e pagave, shkruhet në reagim.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara