www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Më shumë se një mijë ndërtesa të shkatërruara në Gaza, OKB dërgon avionin me furnizime mjekësore

Posted on October 14, 2023October 14, 2023 by User User1

Më shumë se 1,300 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar gjatë bombardimeve gati njëjavore të Izraelit, thonë Kombet e Bashkuara.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se “5,540 njësi banimi” në ato ndërtesa u shkatërruan dhe gati 3,750 shtëpi të tjera u dëmtuan aq shumë saqë janë të pabanueshme.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i Kombeve të Bashkuara Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë në një postim në Xse një avion me pajisje mjekësore për të mbështetur nevojat urgjente shëndetësore është ulur në qytetin egjiptian Arish, rreth 45 km nga kufiri me Gazën.

Ai thotë se furnizimet janë gati për t’u vendosur në Gaza sapo të vendoset aksesi humanitar përmes një kalimi.

Kjo vjen pas një takimi që ai mbajti me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi të hënën, gjatë të cilit ata diskutuan furnizimet për Gazën.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara