www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Emiliano Martinez vendos rekord të ri me Argjentinën

Posted on October 14, 2023October 14, 2023 by User User1

Emiliano Martinez ka thyer një rekord në fitoren e Argjentinës me rezultat minimal 1-0 ndaj Paraguajit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2026.

Martinez ishte vendimtar për Argjentinën me pritjet e tij, duke regjistruar tashmë ndeshjen e shtatë radhazi që mban portëpn e paprekur që prej se u shpallën kampion të Kupës së Botës 2022 në dhjetor.

Rekordi prej 609 minutash pa pësuar gol, është një rekord i ri i kombëtares argjentinase dhe një arritje e madhe personale për Martinez.

“Ai vazhdon të shkruajë histori me rekordet e tij. Shpresoj që kjo të mos mbarojë kurrë”, ka thënë Rodrigo De Paul pas ndeshjes për paraqitjen e Martinez.

Argjentina është në krye të grupit të saj në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës me tri fitore nga tre ndeshje.

Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse këtë formë të Argjentinës, megjithatë, është fakti se Lionel Messi ishte në gjendje të hynte nga banka rezervë për “La Albiceleste”  në fitoren ndaj Paraguait, ndërsa nuk u paraqit fare në fitoren ndaj Bolivisë.

Argjentina do të rikthehet në aksion përsëri të martën, kësaj radhe ndaj Perusë në një raund tjetër të kualifikimeve për Kupën e Botës, me Martinez që shpreson të vazhdojë me porta të paprekura.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara