www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shpërthim në një xhami në Afganistan, raportohet për dhjetëra viktima

Posted on October 13, 2023October 13, 2023 by User User1

Një numër personash janë vrarë dhe plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami shiite në Pol-e-Komri, që është kryeqytet i provincës Baglan, konfirmuan zyrtarët lokalë dhe burimet për Radion Evropa e Lirë.

Burimet në provincën Balan, që kërkuan të mbeteshin anonimë për shkaqe sigurie, cituan zyrtarët shëndetësorë të kenë thënë se trupat e pothuajse 30 persona janë transferuar në një spital në Pol-e-Komri.

Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në Xhamin Imam Zaman, thanë burimet për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë.

Zyrtarët talibanë ende nuk kanë ofruar informacione për numrin e viktimave. Megjithatë, ata konfirmuan se ka ndodhur shpërthimi.

“E dënojmë fuqishëm këtë ngjarje, por aktualisht nuk i kemi të gjitha informacionet”, tha zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi për AFP-në.

Mawlawi Hashimi, zyrtar taliban në provincën Baglan, tha për Reuters se të vrarët dhe të plagosurit janë transportuar në spital. Ai tha se autoritetet po hetojnë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Në të kaluarën, grupi militant Shteti Islamik (IS), që i konsideron shiitët heretikë, kishte marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme ndaj shiitëve në provinca të ndryshme të Afganistanit.

Që kur talibanët rimorën kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, IS-i ka kryer disa sulme ndaj misioneve diplomatike dhe ndërtesave ministrore në Kabul dhe ka vrarë dy guvernatorë provincialë.

Talibanët dhe IS-i ndajnë të njëjtën ideologji sunite, por sundimtarët e rinj në Kabul janë zotuar se do të mbrojnë minoritetet etike dhe fetare.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara