Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, mavrovë – Dibër – Strugë, VInicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga vërshimet e shkaktuara më 14.06.2023 në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës së Lumit të Kuq në rrugën magjistrale A3 aksi Makedonska Kamenicë – Dellçevë. Komunikacioni në urë po zhvillohet nëpër një korsi.
Duke filluar prej 08.04.2023, drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë është i hapur për komunikacion për automjete me peshë të lejuar deri 3.5 tonë.
