www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: Me dëshmi të siguruara do t’i emërojmë fajtorët për rastin “Onkologjia” dhe do të hiqet faji nga fella e mjekësisë

Posted on October 12, 2023October 12, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ditarin e sotëm të TV Sitel ku ishte mysafir informoi se për rastin me Onkologjinë për momentin po bëhen hetime financiare për shtatë persona, por siç tha, kjo nuk do të thotë se ata janë të dyshuar. 

I pyetur për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, theksoi se numri i personave të cilët janë nën hetim financiar nuk duhet të jetë final, si dhe se nuk mund të zbulojë se për çfarë profilesh bëhet fjalë.

“E di që është një temë që tërheq vëmendjen e publikut, por është shumë e rëndësishme që të përfundojnë gjërat dhe në bazë të gjithçkaje që do të sigurohet si dëshmi, të emërohen fajtorët në këtë rast, t’i nxjerim para faqes së drejtësisë dhe gjithsesi të hiqet faji në përgjithësi nga fella e mjekësisë”, theksoi Spasovski.

Në lidhje me materialet të cilat janë marrë, ai informoi se ende janë në ekspertizë. 

“Ekspertizat duhet të tregojnë të gjitha argumentet, të gjitha faktet, të gjitha dëshmitë në tërë atë procedurë dhe në bazë të asaj që do të jetë nga ekspertiza, dëshmitë që do të ofrohen, sigurisht që do të merret vendim në Prokurorinë Publike”, potencoi ministri Spasovski.

Ai sqaroi se në interes të hetimit, për momentin publikisht nuk mund të thotë asgjë më shumë se atë që tashmë e ka thënë para Komisionit Anketues.

“Është gjithmonë më mirë kur hetimi bëhet në institucione, ndërsa kur të vijë momenti për ta shpallur atë në opinion, le ta bëjmë. Përndryshe, nuk është absolutisht e përshtatshme që ne të dalim publikisht tani, të spekulojmë, të hamendësojmë – kjo vetëm do ta dëmtojë këtë proces. Jemi duke punuar së bashku me Prokurorinë Publike, intensivisht, në bazë të planit që po e bëjmë, ai plan mund të ketë ndryshime gjatë procedurës dhe synimi ynë është që këto procedura të përfundojnë sa më shpejt dhe në fund të rezultojnë me pritjet”, tha Spasovski. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara