www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli mobilizon mijëra ushtarë! Vijojnë sulmet nga palët, rëndohet bilanci viktimave

Posted on October 12, 2023October 12, 2023 by User User1

Izraeli ka mobilizuar 300 mijë ushtarë rezervë izraelitë, një pjesë e madhe po dërgohen në kufirin me Rripin e Gazës dhe në kufirin verior me Libanin.

Hesbollahu, një tjetër grup militant, përbën një kërcënim në kufirin libanez për shkak të pranisë së fortë ushtarake, për këtë arsye Izraeli po i paraprin një tjetër ndërhyrjeje të befasishme.

Teksa ushtria izraelite njoftoi se po përgatitej për një sulm tokësor ndaj militantëve islamikë në enklavën palestineze, grupet e armatosura të Hamasit po stërviten intensivisht për t’i bërë ballë ofensivës izraelite.

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur qeverinë e zgjeruar emergjente, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

Militantët e Hamasit po goditen vazhdimisht nga Izraeli, pavarësisht se në dorën e tyre janë të paktën 150 pengje. Tre sulme izraelite kanë goditur gjithashtu kalimin Rafah me Egjiptin, e vetmja pikë hyrëse në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli. Bilanci i viktimave në Gaza po rëndohet edhe më tej me kalimin e orëve ku raportohen për më shumë se 1400 palestinezë të vrarë, përfshirë 447 fëmijë. Mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur duke tejmbushur spitalet, që po ashtu nuk po furnizohen më me ilaçe.

Bllokada izraelite ka lënë pa shërbime telefonike dhe energji elektrike Rripin e Gazës, ndërsa nafta rezervë po shteron me kalimin e orëve. Në vend po mungon furnizimi me ushqime, ujë dhe element të tjerë jetikë.

Po ashtu as militantët e Hamasit nuk po tërhiqen nga sulmet e vazhdueshme që kanë vrarë 1300 izraelitë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Qeveria amerikane do të nisë operimin e fluturimeve për evakuimin e amerikanëve që duan të largohen nga Izraeli, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 27 amerikanë.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara