www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: Po zhvillohen hetime financiare për shtatë persona nga Klinika e Onkologjisë

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në seancën e dytë të Komisionit hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë, informoi se janë duke u kryer hetime financiare për rreth shtatë persona nga Klinika.

“Kushdo që do të shpallet fajtor jo vetëm që do të jetë në paraburgim, por do të duhet të mbajë përgjegjësi para gjykatës kompetente dhe në fund të dënohet. Deri më tani kemi vepruar me disa urdhra për sigurimin e dëshmive dhe paralelisht tashmë po kryhen hetime financiare për disa persona. Për rreth shtatë persona, krahas hetimit penal, në lidhje me këtë proces zhvillohet edhe hetim financiar. Dëshmitë janë siguruar, janë sekuestruar pajisjet elektronike, janë sekuestruar kartat e shëndetit dhe ajo që shkruhet në dokumente dhe ajo që ka në pajisjet elektronike nuk mund të ndikohet nga askush. Është fakt i pamohueshëm“, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë Bekim Sali, nuk është raportuar asnjë vepër penale në PTHP apo MPB për Klinikën e Onkologjisë.

Aksionin e parë e ndërmorëm më 1 shtator 2023, kur është një ministër krejt tjetër. As presidenti i shtetit, as kryeministri, as dikush tjetër nuk mund të bëjë presion në atë që po bëjmë dhe të mohojë provat që i kemi ofruar në Prokurorinë Themelore Publike”, tha Spasovski.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara