www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Shtet funksional juridik me barazi para ligjit dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe progres

Posted on October 11, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, në të cilin porosit se “që t’i ruajmë përfitimet e gjeneratës antifashiste, duhet ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe funskional juridik, me barazi para ligjeve dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe për progres për çdo qytetar të saj”.

Liria dhe drejtësia, thekson presidenti, janë ideale të cilat e lëvizin historinë njerëzore. Të shtyrë nga këto ideale, më 11 tetor 1941, 16 luftëtarë të rinj nga çeta partizane e Prilepit “Goce Dellçev” sulmuan simbolet e pushtetit pushtues fashist dhe shënuan fillimin e luftës çlirimtare popullore dhe antifashiste maqedonase.

“Me këtë akt, populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas u bënë pjesë e koalicionit të madh antihitler. Burra dhe gra liridashëse nga të gjitha përkatësitë etnike, fetare, sociale dhe ideologjike, të bashkuar në një front të gjerë nacionalçlirimtar, në të cilin luftuan për një shtet të lirë maqedonas në një botë të çliruar nga e keqja e fashizmit. Bartës të asaj lufte të drejtë ishin të rinjtë. Që nga çetat e para partizane, e deri te KAÇPM-ja shtetformuese, të rinjtë ndanë një vizion specifik për të mirën e përbashkët që ata ndërtuan në themelet e shtetit. Ata ëndërronin për një shoqëri të lirë, të drejtë dhe solidare në të cilën secili prej anëtarëve të saj do të ketë një jetë dinjitoze”, thekson kreu i shtetit. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara