www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPJ-Maqedoni: Edhe 9 qytetarë tanë janë larguar nga Izraeli

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

  Edhe 9 qytetarë tanë të tjerë janë larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd; së bashku me ata që janë larguar më parë, numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë tanë që janë larguar nga Izraeli, njoftojnë nga MPJ.Nga MPJ theksojnë se 20 shtetas të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e sotëm në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e tyre nga Izraeli.

“Fatkeqësisht, disa nga fluturimet për të cilat tashmë ishin siguruar vende për largimin e disa shtetasve tanë nga Izraeli gjatë ditës së djeshme janë anuluar, kështu që aktivitetet për përfshirjen e tyre në disa prej fluturimeve të sotme vazhdojnë edhe sot. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët tanë në Izrael dhe në koordinim me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Numri i saktë i qytetarëve tanë që kanë aplikuar për ndihmë dhe largimin e tyre nga Izraeli po ndryshon vazhdimisht, por aktualisht nuk e kalon numrin 100.

Ndërkohë ju bëjmë thirrje qytetarëve tanë në Izrael që të ndjekin Portalin shtetëror për rastet urgjente (www.oref.org.il), e a.q. Home Front Command, e specializuar në mbrojtjen civile, e cila lëshoi ​​rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara